Jo shpesh hasim të dëgjojmë për lis binjakë të krijuar nga vetë natyra e të gjetur nga njeriu, shkruan arbresh.info.
I njohur si ‘Lisi Binjak”, i zbuluar dhe i marrur në mbrojtjeje të monumenteve të trashëgimisë kulturore, për fshatin Godanc të Epërm, në komunën e Shtimes bartë një veçanti të madhe.
Lulëzim Sahiti, Zyrtari për Informim dhe Media në komunën e Shtimes për arbresh.info, ka treguar zbulimin dhe karakteristikat e këtij lisi binjak.
“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Natyrore e ka marr si karakteristikë të veçantë këtë lis për mbrojtjeje për shkak se është lis binjak. D.m.th edhe pse është masiv i malit, e kanë specifiku për shkak që ka karakteristika të veçanta natyrore dhe e kanë hasur për herë të parë në komunën tonë dhe për këtë arsye e kanë marr nën mbrojtjeje”, tha Sahiti.
Këta lisa kanë gjatësi rreth 25 m dhe vjetërsi rreth 50 vjet.
Por që banorët e këtij fshati shumë pak dinë rreth tyre, madje rruga për të arritur tek këta dy lisa është e pakalueshme dhe vende-vende me rrezik.
“Banorët lokal të këtij fshati nuk e njohin shumë rëndësinë e këtij lisi për arsye se është edhe pak si në formë të fshehur por falë njerëzve kompetent kanë arritur ta identifikojnë këtë lis”, tha Sahiti.
Kujtojmë që trungjet e tyre paraqesin një kuriozitet natyror pasi që bashkohen ne dy vende, në rrënjë dhe në lartësi tre metra nga rrënja, që paraqet një dukuri te rrallë dhe mjaft interesante./arbresh.info/
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë