Ylli televiziv, Kim Kardashian dhe ishin burri i saj Kanye West u panë duke shkuar për një drekë në Malibu, për herë të parë bashkë gjashtë muaj pasi paraqitën kërkesën për divorc.
Ish-çifti u pa duke parkuar makinën e tyre para hotelit “Nobu Ryokan”, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të familjes Kardashian/Jenner, “Nobu”, shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info
Gjërat duket se ishin miqësore mes çiftit ndërsa ata u përpoqën të futeshin në restorantin e nivelit të lartë japonez, të rrethuar nga rojet e sigurisë.
Ndryshe nga pamjet e saj të zakonshme tërheqëse për vëmendjen, Kim dukej më e thjeshtë e veshur me një nga fustanet e saj të zeza.
Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj prej gati shtatë vitesh dhe ajo është përpjekur të mbetet mbështetëse e Westit, të paktën publikisht.


Bukuroshja përndryshe e ka shprehur mbështetjen e saj të madhe për Kanyen kohëve të fundit, duke brohoritur për të në tribunat e koncertit, përmes së cilit ai promovoi albumin e tij të ri “Donda”.
“Donda” është emri i nënës së ndjerë të Kanyet, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës dhe komplikimet postoperative pasi kishte kryer procedura të shumta kozmetike.
Kujtojmë se, Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt duke përmendur dallimet e papajtueshme në dokumentet e gjykatës pas një viti traumatik ku reperi në dukje luftoi me çështje të shëndetit mendor. /arbresh.info/
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër