Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.
Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave.
“Inspektoret se bashku me policinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 20 gusht deri me datë 1 shtator të ndalohen veprimtaritë e klubeve të natës, dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës në tërë territorin e Kosovës./arbresh.info/

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...