Në Shqipëri me aktivitete të ndryshme në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit është kremtuar Dita e Ashures, që është dita e dhjetë e muajit Muharrem
Ceremonia tradicionale me rastin e Ditës së Ashures është organizuar nën kujdesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve, klerikëve bektashinj dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme.
Në ceremoninë qendrore, pjesëmarrësit i përshëndeti kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, duke përcjellë mesazhet e unitetit.
Pas ceremonisë, për të pranishmit u organizua shpërndarja e ashures, ëmbëlsira që i dedikohet kësaj dite dhe që konsiderohet si simbol i bereqetit dhe unitetit.
Me rastin e Ditës së Ashures kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit zyrtarët e lartë të vendit, si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe zyrtarë të tjerë.
“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.
Kryeparlamentari Ruçi në masazhin e tij të publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë thekson se Dita e Ashures është një sintezë e vlerave njerëzore dhe sipas tij një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve, raporton Anadolu Agency.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...