Gjenerali amerikan Mark Milley, oficeri i rangut më të lartë në Shtetet e Bashkuara, ka folur sot në një konferencë shtypi në Pentagon.
Ai tha se ushtria afgane ishte e trajnuar dhe se ishte në gjendje të mbronte vendin e saj, duke shtuar në fund të fundit gjithçka varet nga vullneti dhe lidershipi.
“As unë dhe askush tjetër nuk kemi parë kaq shumë ushtri të rrëzohen në 11 ditë,” tha Milley, transmeton portal arbresh.info
Situatën e krijuar në Kabul ai e përshkroi si “shumë të rrezikshme dhe dinamike”.
“Tani nuk është koha për të diskutuar atë që ndodhi sepse ushtarët tanë janë vetëm në një situatë të rrezikshme,” tha Milley.
“Synimi ynë është që të evakuojmë plotësisht të gjithë qytetarët amerikanë nga Afganistani nëse duan. Ky është prioriteti ynë”, shtoi ai./arbresh.info/
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...