Mesfushori Marcos Llorente, do të vazhdojë të luajë me fanellën e Atletico Madridit deri më 30 qershor 2027.
Ai ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027.
Lojtari 26-vjeçar ka zgjatur angazhimin e tij me kampionët aktual edhe për tre sezone dhe do të jetë në kryeqytet edhe për gjashtë sezone të tjera.
Llorente ka debutuar në një ndeshje zyrtare më 18 gusht 2019, në një duel që përfundoi me një fitore kundër Getafe në “Wanda Metropolitano”.
Deri më tani, Marcos Llorente ka luajtur 82 ndeshje me Atleticon dhe ka humbur vetëm në 13 për qind prej tyre.
Ai është një mesfushor që dallohet për shkathtësinë e tij të shënimit të golave dhe aftësinë e tij për asistime. Në fakt, sezonin e kaluar ai shënoi 12 gola dhe shpërndau 11 asistime në LaLiga.
Për lojtarin kishte interesim të madh nga klubet e Ligës Premier, por Ateltico reagoi shpejt duke e bllokuar. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...