Përleshjet shpërthyen mes studentëve palestinezë dhe forcave izraelite në pjesën qendrore të Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhuna shpërtheu pasi studentët nga Universiteti Birzeit pranë Ramallahut organizuan një marshim për të protestuar kundër vrasjes së katër palestinezëve nga forcat izraelite që ndodhi dje.
Vrasjet ndodhën kur forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh në Jenin në pjesën veriore të Bregun Perëndimor.
Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët, të cilët u përgjigjën duke hedhur gurë ndaj forcave izraelite dhe duke u vënë zjarrin gomave.
Nuk ka raportime për të lënduar.
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...