Partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK, i kanë bërë ofertë subjektit të dytë opozitar AAK-së, për të iu bashkuar në qeveri si partnere e tretë, me një post të lartë ekzekutiv, si dhe me disa poste tjera në kabinetin qeveritar, raporton Rrokum TV.
Kjo ofertë, sipas Rrokumit, parasheh që për dy vitet e fundit të mandatit, drejtimin e qeverisë me e marrë Aleanca e Haradinajt. Mirëpo, ky rrotacion duhet me u realizua në fund të vitit 2016, kur kryeministri aktual Isa Mustafa mundet me marrë postin e kryeparlamentarit, ndërsa Kadri Veseli me u mjaftu me postin e kryetarit të PDK-së.
“Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike, të cilët kanë dashtë me mbet anonimë, kanë tregua me fakte konkrete ofertën e tyre për partinë e Ramush Haradinajt. Njrëi prej drejtuesve të PDK-së tha se mbas takimit që ka pasë me disa drejtues të LDK-së, janë pajtuar që ofertën për zgjerimin e koalicionit me ia bë partisë së djathtë në opozitë. Ndërsa, sipas zyrtarit të LDK-së, lideri i AAK-së e ka refuzuar paraprakisht ofertën, edhe pse e kanë lanë të hapur mundësinë e diskutimit ma tej”, raporton ky televizion
Sipas të njëjtave burime, ministritë që janë përmend për me i takua AAK-së janë pesë: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e Zhvillimit Ekonomik, e Bujqësisë, si dhe ajo e Forcës së Sigurisë.
Po ashtu, AAK-së i është propozuar edhe Ministria pa Portofol që merret me dialogun.
Të njëjtat burime thanë se edhe Nismës për Kosovë i është premtuar posti i zëvendëskryeministrit, si dhe dy Ministri.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...