Antoine Griezmann ka zhvilluar të dielën ndeshjen jubilare.
Ndeshja e së dielës mes Barcelonës dhe Real Sociedadit ishte e 100-ta për Griezmannin me fanellën e Barcelonës.
Futbollisti është bashkuar me gjigantin spanjoll në verën e vitit 2019 për rreth 100 milionë euro nga Atletico Madrid.
Megjithatë sulmuesi nuk ka bindur edhe aq shumë me paraqitjet e tij në këto dy sezonet e para, duke mos e arsyetuar shifrën e lartë që u shpenzua për të.
Në 100 ndeshje me ‘Blaugranët’, francezi ka arritur të shënojë 35 gola dhe 17 asistime.
Pas largimit të Leo Messit, tani drejtuesit e klubit shpresojnë që 30-vjeçari të merr rolin e liderit të sulmit, dhe të tregoj paraqitje më të mira. /Lajmi.net/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...