Një person ka humbur jetën në aksident trafiku në veriun e Mitrovicës.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.
I ndjeri siç raporton Policia kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.
“Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos