Agjenti i Mohamed Salah bëri një postim enigmatik pasi sulmuesi i Liverpoolit shënoi kundër Norwich City të shtunën në mbrëmje për të vendosur një rekord të ri në Ligën Premier.
Lojtari 29-vjeçar shënoi golin e tretë të The Reds, kur ata arritën në një fitore bindëse 3-0 në Carrow Road në ndeshjen e tyre të parë të sezonit.
Reprezentuesi egjiptian tenton të fillojë çdo fushatë në formë të shkëlqyeshme dhe goli i tij e bëri atë lojtarin e parë në historinë e ligës angleze që shënon në ndeshjen hapëse të pesë sezoneve radhazi.
Disa momente pasi Salah gjeti rrjetën, agjenti i tij përmes mediave sociale bëri një mesazh të koduar.
Ramy Abbas Issa shkroi: “Shpresoj se ata po shikojnë”, në atë që është interpretuar si një mesazh për shefat e Anfield, derisa ai po negocion për një kontratë të re për klientin e tij.
Salah ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tij me Liverpoolin dhe bisedimet e rinovimit janë zvarritur për shumë muaj pa dhënë fryte.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Romës mbetet i lidhur me një lëvizje te Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, që raportohet se po shikojnë nga afër situatën e tij.
Postimi i bërë në Twitter nga përfaqësuesi i Salahut rrit më tej spekulimet rreth së ardhmes së lojtarit. /Telegrafi/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s