Tenisti Roger Federer do mungojë për shumë muaj ngase i nevojitet një operacion në gju.
40-vjeçari ka bërë dy operacione në vitin 2020 dhe ka qenë i limituar duke bërë pesë paraqitje në turne që nga rikthimi në mars.
Federer u detyrua të largohet nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pas një lëndimi në gju dhe ky lëndim do ndikojë që të mungojë në “US Open” dhe “Laver Cup”.
“Do jem jashtë për shumë javë dhe jashtë lojës për shumë muaj. Dua t’i jap vetës pushim para se të rikthehem në turne në formën e duhur”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse Federer do gjejë formën e duhur, apo do konsiderojë pensionimin./Lajmi.net/
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...