Ndonëse pjesa më e madhe e zjarreve janë shuar, aktive vijojnë të jenë disa vatra në veri të Shqipërisë.
Problematike paraqitet situata në fshatin Thirrë të Mirditës ku zjarri ka zgjeruar perimetrin.
Forcat operacionale po punojnë për izolimin e vatrës, ndonëse janë duke u përballur me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Aktive është edhe vatra e zjarrit në Patalej të Lezhës.
Për shkak të terrenit të thepisur malor puna e forcave zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor është vështirësuar, ku prej ditësh po punohet për vënien nën kontroll të flakëve, që kanë djegur 20 hektarë shkurre e pemë.
Edhe në Malin e Tërbunit në Pukë, që prej ditës së djeshme, për shkak se flakët rrezikojnë kurorën e këtij qyteti po punohet nga toka e ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit.
150 forca ushtrie , 10 forca zjarrfikëse dhe 20 punonjës nga bashkia , si dhe 2 helikopterë kanë mundur të shmangin falë ndërhyrjes rrezikun për banesat.
Aspak e mirë paraqitet situata në fshatin Flet, të Fushë Arrëzit, ku zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave, edhe pse po ndërhyhet nga ajri me helikopter.
Kritike është gjendja edhe në fshatin Kacni, në Dibër, ku për shkak të terrenit të vështirë zjarri është shtuar. Sakaq po punohet për t’i mbajtur flakët larg banesave.
Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë të Dibrës. Drejt përmirësimit është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive në Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Në zonë po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren./Tvklan/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...