Ministrja e mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka hedhur poshtë thirrjet që ushtarët e vendit të kthehen në Afganistan, pasi talibanët morën qytetin Kunduz, ku trupat gjermane ishin vendosur për një dekadë.
Vendi kishte kontingjentin e dytë më të madh ushtarak në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara, duke humbur trupa në luftime në Kunduz më shumë se kudo tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Talibanët pushtuan gjashtë kryeqytetet e provincave, përfshirë Kunduzin, gjatë katër ditëve të fundit, derisa shtynë një ofensivë që kur trupat e huaja filluan tërheqjen.
“Raportet për sa i përket qytetit Kunduz dhe nga i gjithë Afganistani janë të hidhura”, tha përmes një postimi në Twitter të hënën, ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
“A janë shoqëria dhe parlamenti gati për të dërguar forcat e armatosura në luftë dhe të qëndrojnë atje me shumë trupa për të paktën një brez? Nëse nuk jemi, atëherë tërheqja e përbashkët me partnerët mbetet vendimi i duhur”, ka shtuar ajo.
Ministrja gjermane ke potencuar gjithashtu se ata që tani bëjnë thirrje për ripërtëritje të ndërhyrjes ushtarake në Afganistan, duhet të pyesin vetën se cili do të jetë qëllimi dhe strategjia, si dhe cilët do të jenë partnerët./telegrafi/
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...