Paris Saint-Germain po tenton të transferojë Eduardo Camavingan nga rivali i tyre në Ligue 1, Rennes.
Skuadra nga qyteti i Parisit tashmë ka filluar bisedimet mes dy palëve dhe dëshiron ta finalizojë transferimin sa më parë.
Bëhet e ditur se Rennes ka hequr dorë nga çmimi rreth 90 milionë euro dhe tani kërkon vetëm 50 milionë.
Kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit të ardhshëm, derisa nuk kishte vullnet që të rinovohej ajo.
Rennes i bëri të ditur që të pranonte kontratën e re, ose do të shitjen në këtë verë, andaj duket se largimi i tij do të ndodhë.
Por, PSG mund ta realizojë transferimin e tij, vetëm atëherë kur ta ketë përfunduar atë të Lionel Messi, që tani po duket të jetë një sagë. /Telegrafi/
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...