Pedro González López apo ndryshe siç njihet, Pedri, do të rikthehet këtë javë në stërvitje te Barcelona, vetëm disa ditë pas përfundimit të aventurës së tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Spanjolli në 12 muajt e fundit është bërë lojtari i cili ka pasur minutash më së shumti tek katalonasit.
Pastaj ai tregoj sukses shumë të madh duke e përfaqësuar Spanjën në “Euro 2020” ku edhe kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, poashtu ka treguar talentin e tij në Lojërat Olimpike
duke fituar medaljen e argjentë me Kombëtaren e Spanjës.
Pavarësisht ndeshjeve të shumta, spanjolli pritet të kthehet në Spanjë te klubi i tij për t’i vazhduar stërvitjet dhe përgatitjet për sezonin e ri, 2021/22.
Sipas “Diaro AS:, 18-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve për Covid-19 dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës të enjten.
Ndryshe, Pedri me Kombëtaren e Spanjës, këtë vit është paraqitur në 9 ndeshje, kurse me klubin e Barcelonës, në 47 ndeshje duke shënuar katër gola dhe duke krijuar tre asistime./arbresh.info/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...