Mijëra banorëve të Hong Kongut do t’u ofrohet një strehim i përkohshëm në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden.
Sipas Biden, SHBA-ja do të lejojë vizitorët kinezë të qëndrojnë për një periudhë prej 18 muajsh, pasi sipas tij, liritë e Hong Kongut po shkelen nga Kina.
Ai ka thënë se kishte arsye bindëse të politikës së jashtme për të lejuar vizitorët e Hong Kongut të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Biden ka akuzuar Kinën se ka minuar proceset dhe institucionet e saj demokratike të mbetura, duke vendosur kufij në lirinë akademike dhe duke goditur lirinë e shtypit.
Ai vuri në dukje arrestimet e mbi 100 personave, përfshirë aktivistë dhe politikanë të opozitës, nën regjimin e ri të sigurisë.
Sidoqoftë, Liu Pengyu, zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington, kritikoi veprimet e qeverisë amerikane, për të cilat ai tha se janë shpërfillje dhe shtrembërim i fakteve si dhe ndërhyrje e madhe në punët e brendshme të Kinës.
Por Maggie Shum, një studente në SHBA, ka thënë se shumë studentë ishin lënë në harresë mes pasigurisë për kthimin në Hong Kong dhe mirëpriti lajmet e së enjtes.
“Ndihem e gëzuar dhe e mirëpres këtë vendim të Biden për të mos na braktisur, SHBA nuk na braktisi,” ka thënë ajo.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...