Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, informon se pjesëtarë të policisë dje kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 rrënjë të uzinës së kanabisit.
Siç thonë nga SPB Tetovë, më 03.08.2021, pas masave të ndërmarra zyrtare, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në një fushë në vendin e quajtur “Llapuf” në zonën e Njësitit të Policisë-Tearcë, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 rrënjë të uzinës së Kanabisit.
“Sipas pronarit të arës S.U. (67) nga Tearca e Tetovës, këto ara nuk janë punuar dhe kultivuar për disa vjet me radhë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë. /telegrafi
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan