Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit që ndodhi sot në Spitalin e Gjakovës, ku tre persona kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për arbresh.info konfirmoi se rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje në një diskotekë në Gjakovë.
“Më pas tre persona të panjohur kishin shkuar në spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Gjurkaj.
Ai ka shtuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
“Për momentin te dyshuarit mbeten të pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”, tha Gjurkaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...