Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.
Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.
Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.
Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente./arbresh.info/
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...