Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos vizitojnë zonat të cilat janë të përfshira nga zjarri.
Ai ka thënë në zonën e Bjeshkëve të Rugovës në Shtupeq të Madh dhe Qafa e Boriqt ende nuk është shuar zjarri dhe ka kërkuar të mos vizitohet kjo pjesë, përveç zyrtarëve të institucioneve përkatëse.
“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon.
Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.
Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...