Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se është krenar me arritjet e Kosovës, por theksoi se duhet bërë ende punë në luftimin e korrupsionit
Këtë e tha përmes një video-mesazhi me rastin e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, nga presidentja Vjosa Osmani.
“Sundimi ligjit, dhe sistemi i gërryer por jam krenar me të ardhmen tuaj e për këtë arsye jam i përkushtuar për të punuar për Kosovën, por dua të ju përgëzoj për angazhimin dhe përparimin tuaj ndër vite, duhet punë akoma më shumë që të luftohet korrupsioni dhe të sjellët demokracia”.
“Beau ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”.
“Jam i lumtur të shoh vaksinën në vendin tuaj, dozat do vinë brenda javësh njëherë në emër të familjes time dhe tërë familjes Biden faleminderit, populli i Kosovës është në zemrën e familjes Biden”, tha Biden në video-mesazh./EO/
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...