Zjarret masive në Shqipëri nuk po përqendrohen vetëm në jug të Shqipërisë.
Sot një zjarr i tillë ka rënë në Kukës, në lokalitetin e quajtur Kodra e Shikajve, pikërisht në fshatin Shikaj.
Sipas banoreve zjarri dyshohet të ketë rënë nga përplasja e telave elektrikë për shkak të erës së fortë. Zjarri nga një livadh i thatë ka kaluar në pyll.
Janë djegur deri më tani rreth 3.5 hektarë livadhe dhe 2.5 hektarë pyll. Zjarri si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dy banesa të banorëve të fshatit Shikaj, por pa deportuar në to.
Sipas banorëve zjarri i ka rrethuar dy banesat duke iu djegur bazën ushqimore të bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj.
Për shuarjen e zjarreve ndodhet në terren ekipi zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, që po ndihmohen edhe nga banorët e fshatit.
Strukturat e Policisë vendore Kukës po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së këtij zjarri./A2/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League