Një autobus që po udhëtonte nga Beogradi në Stokholm është aksidentuar sot në jug të Berlinit. Nga ky aksident, 19 persona kanë mbetur të lënduar.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.
Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.
Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarja me helikopter, kanë bërë të ditur nga policia.


The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...