Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.
Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.
Lajmin për arbresh.info. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës./arbresh.info/
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës