Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kontinental të futsallit që po mbahet në Tajlandë.
Dardanët humbën në duel me Uzbekistanin me rezultat 6-3.
Ndeshja nisi keq për të përzgjedhurit e Arben Simitçiut. Qysh në minutën e parë pësuan gol, kur Davron Choriev kaloi uzbekët në epërsi. Ndërkaq epërsinë e uzbekëve e shtoi Dilshod Rakhmatov në minutën e 2-të.
Kosova u këndell shpejtë fillimisht realizoi Meriton Salihu në minutën e 6-të, derisa më pas Mërgim Dervishaj realizoi dy herë në minutat 8-të dhe 17-të për ta çuar rezultatin në 3-2 për Kosovën.
Megjithatë pjesa e dytë ishte katastrofale për Kosovën që nuk arriti asesi të shfaq lojën e saj dhe pësoi katër gola për rezultatin përfundimtar Uzbekistani 6-3 Kosova.
Ndeshjen e radhës Dardanët do ta luajnë nesër kundër Tajlandës. /Lajmi.net/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan