Zjarrfikësit amerikanë kanë publikuar pamje dramatike të vozitjes së tyre me kamion nëpër një zjarr të madh në natyrë në Kaliforninë Veriore.
Në video shihen flakët gjithandej përreth kamionit. Zjarri “Tamarack” filloi më 4 korrik dhe besohet se deri më tani ka djegur mbi 20.000 hektarë tokë, shkruan BBC.
Zjarrfikësit që shihen në kamion ishin duke ndërhyrë për t’i shpëtuar shtëpitë e rrethuara nga zjarri i madh. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime apo djegie. Zjarri besohet se u shkaktua nga rrufeja.
Në javët e fundit, pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara dhe pjesa perëndimore e Kanadasë janë përballur me temperatura të larta, thatësi e zjarre. Në disa vende madje janë qindra të vdekur nga vapa.
Ekspertët thonë se ngjarjet e motit ekstrem po nxiten nga ndryshimet klimatike dhe kanë bërë thirrje për masa të menjëhershme për ta mbrojtur klimën.
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...
MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njeh...