Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të përballet me Hungarinë nga ora 19:30 në kuadër të FIBA U20 European Challengers, sfidë që zhvillohet në Sopron të Hungarisë.
Basketbollistët e Kosovës në ndeshjen e parë pësuan nga Bjellorusia me rezultat 101:60, ndërsa Hungaria fitoi sfidën e parë ndaj Sllovakisë me rezultat 79:74.
Takimi tjetër i këtij grupi do të zhvillohet mes Sllovakisë dhe Bjellorusisë nga ora 15:00.
Kosova U20 ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe, do ta kenë ndaj Sllovakisë, të enjten nga ora 18:00.
Ndeshja do të transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...