Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Jadon Sancho ka kaluar me sukses testet mjekësore te Manchester United.
Talenti anglez do t’u bashkohet Djajtë të Kuq nga Borussia Dortmundi në një shifër të majme.
Solskjaer bëri të ditur se testet mjekësore janë kompletuar për Sanchon, derisa kanë mbetur vetëm nënshkrimi i dokumenteve.
“Me atë çfarë kam mësuar, vetëm çështja e dokumenteve ka mbetur, detaje të vogla, shpresoj që mund të bëjmë njoftim për diçka”, ka thënë strategu i United.
“Le t’i përfundojmë të gjitha dokumentet dhe ta kemi në rreshtim, më pas mund të them se çfarë ndjejë rreth lojtarit”.
Djajtë e Kuq do të paguajnë 85 milionë euro për kartonin e Sanchos, derisa aty do të përfshihen edhe bonuse. /Telegrafi/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...