Numri i njerëzve që humbën jetën në përmbytjet e mëdha në pjesën perëndimore të Gjermanisë u rrit në të paktën 81 persona të premten, sipas transmetuesit gjerman ARD, në atë që është humbja më e madhe e Gjermanisë në vite.
Rreth 1,300 njerëz ishin zhdukur në rrethin Ahrweiler në jug të Këlnit, tha qeveria në Facebook. Rrjetet e telefonit celular janë shembur në disa nga rajonet e goditura nga përmbytja, që do të thotë se familja dhe miqtë nuk ishin në gjendje të komunikonin me të dashurit e tyre, transmeton arbresh.info

Komunitete të tëra u shkatërruan pasi lumenj që kishin dal nga shtrati përfshinë qytete dhe fshatra në shtetet e Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz.
Të premten në mëngjes, shtëpitë u shembën në Erftstadt afër Këlnit dhe ekipet e shpëtimit po luftonin për të ndihmuar banorët që ishin kthyer në shtëpitë e tyre pavarësisht paralajmërimeve, tha qeveria e rrethit të Këlnit në Facebook.

Thoshte se shumë njerëz ishin akoma në shtëpi dhe disa ishin zhdukur. Një rrjedhje gazi po i pengonte më tej punëtorët e shpëtimit ndërsa ata u përpoqën të mbërrinin te njerëzit e bllokuar me anije.
Një digë afër kufirit me Belgjikën, Rurtalsperre, u përmbyt brenda natës ndërsa një tjetër, Steinbachtalsperre, ishte e paqëndrueshme.
Thousands of Dutch urged to leave their homes as rivers flood https://t.co/tRWS8iLg1A pic.twitter.com/mdvWZNu5AJ
— Reuters (@Reuters) July 15, 2021
Parlamenti i Nordrhein-Westfalisë do të zhvillojë një takim urgjent të premten. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer i tha revistës Spiegel se qeveria federale synonte të siguronte mbështetje financiare për rajonet e prekura sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ajo duhet të shkojë në kabinet për miratim të mërkurën./reuters/arbresh.info/


Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...