Autoritetet australiane kanë zgjatur masën e izolimit në Sydney për të paktën 14 ditë tjera, pasi që tri javët e kaluara të izolimit dhe kufizimet tjera nuk e kanë ndalur valën e coronavirusit që ka goditur rëndë këtë qytet në Australi.
Siç raporton Reuters, politikania Gledis Beredziklian nga New South Wales, ka paralajmëruar se kufizimet do të mbesin në fuqi të paktën deri më 30 korrik, me arsyetimin se gjatë 24 orëve janë konfirmuar 97 raste të reja.
“Gjithmonë është e vështirë të thuhet, por duhet të zgjasim masën e izolimit për të paktën edhe dy javë. Duam që sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë dhe pikërisht për këtë po aplikojmë masën e izolimit”, ka shtuar ajo.
Tashmë në këtë vend është shtyrë për dy herë masa e izolimit, pasi që numri i përgjithshëm i të infektuarve nga mesi i qershorit ka shkuar në 900 si dhe janë evidentuar dy raste të vdekjeve.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...