Siç njoftojnë nga MSHIA, sot u zhvillua takimi i nëntë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, ku pjesëmarrës ishin ministra dhe përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekspertë vendas dhe të huaj të angazhuar nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”, përfshirë këtu edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev dhe ministrin për Shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri.
Gjatë këtij takimi, siç thuhet në kumtesën e ministrisë, ministri Shaqiri prezantoi për pjesëmarrësit Raportin e tretë gjashtëmujor dhe Raportin e tretë vjetor mbi zbatimin e Planit Aksional të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (2018 – 2022) për vitin 2020.
“Pas miratimit të procesverbalit nga takimi i tetë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020, u prezantuan propozimet, gjetjet dhe rekomandimet nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror””, thuhet në njoftimin e MSHIA-s.
Në fund të takimit të sotëm, Ministria për shoqëri informatike dhe administrate mori detyrën për të dorëzuar në Qeveri informacionin me Raportin e integruar final për riorganizim të administratës shtetërore në seancën e parë të radhës./Telegrafi/
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...