Manchester United është i gatshëm të shesë mesfushorin Jesse Lingard në verë.
Sipas Mirror, Lingard mund të shitet te West Ham në verë, edhe pse do kushtonte afro 30 milionë euro që të largohet nga “Old Trafford”.
Lingard ka shkëlqyer gjatë një gjysmë sezoni huazim në Londër duke shënuar nëntë gola në 16 paraqitje të Premeirligës dhe iu ndihmuar të kualifikohen për Ligën e Evropës.
“Çekanët” duan ta transferojnë në skuadër, derisa së fundmi kanë mësuar edhe çmimin, që ndoshta është pak i lartë duke marrë parasysh pandeminë e COVID-19.
“Do bëjmë gjithçka që ta marrim. Ka qenë i pandalshëm tek ne”, tha një person brenda klubit për Sky Sports.
Ndërkohë, nga ana tjetër shitja do t’i konvenonte edhe United ngase në atë pozitë kanë Bruno Fernandes./Lajmi.net/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...