Po vazhdon raportimi i Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, që ka të bëjë me hetimet për krime të ndryshme.
“Në 2013’tën i kam raportuar institucioneve në Britani për ato që po ndodhnin në EULEX. Dhe më vonë u atakova personalisht. Në 2016 hynë në e-mailin tim personal. Britania i kërkoi BE-së një hetim të pavarur për hyrjen ne adresën time të e-mail, por nuk u lejua asnjëherë”, deklaroi Simons.
Sipas tij, bordi i Apelit nuk e konsideroi substancën e pretendimit, bordi i Apelit injoroi vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe gjithashtu injoroi konventat ndërkombëtare, bordi injoroi artikullin e gjashtë të Konventës Evropiane që i jep mbrojtësve një gjyq fer.
“Si kryetar, takova komandantin e operacioneve civile Kened Dean, në Prishtinë, gjatë takimit në Prishtinë. Në zyrat e misionit, ai më sqaroi se misioni synoi të largojë nga skena politike persona që ai i përshkruajti si ‘peshqit e mëdhenj’. Gjatë bisedës ai më tha se ‘pres që gjyqtarët e EULEX-it t’i dënojnë ata të akuzuar nga misioni’. Me këto fjalë gjyqtarët e EULEX-it do të bënin pjesën e tyre në sigurimin e suksesit të tyre”, deklaroi Simons.
Këto komente u bënë gjatë raportimi të tij në Kuvendin e Kosovës para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...