Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përmes llogarisë së saj në Facebook ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Kongresin e 36-të të Aleancës së Partive Liberal Demokrate të Evropës, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Përndryshe Aleanca Kosova e Re (AKR) si anëtare me të drejta të plota është pjesëmarrëse në këtë Kongres gjatë së cilit do të zgjedhet edhe presidenti i ri i Aleancës së Liberal Demokratëve.
Në takimet e ndara gjatë punimeve të këtij Kongresi, u themelua edhe Rrjeti i Kryetarëve Liberal të Komunave apo pushtetit vendor të Evropës.
Kusari Lila në shënimin e saj thotë:
“Si Kryetare e Komunës së Gjakovës nga AKR, parti me vlera liberal demokrate jam anëtare themeluese e këtij rrjeti.
Rëndësi e veçantë gjatë këtij Kongresi po i epet krizës së migrimit të refugjatëve, rrezikut nga sulmet terroriste dhe ballafaqimit me sfidën e promovimit të vlerave liberale në ruajtjen e integritetit dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njëjtë dhe dallimit midis ndaljes së infiltrimit të terroristëve me pranimin e refugjatëve.
Kongresi i ka filluar punimet dje dhe do t’i vazhdojë edhe nesër me mbajtjen e zgjedhjeve për Presidentin e ri të ALDE.
Kandidatët për këtë post janë:
Hans von Baalen (VVD, Holandë), Eurodeputet që nga viti 2009 dhe Siim Kallas (Partia reformatore, Estoni), Komisioner i BE-së për Transport.
Pas votimit të statutit dhe votimit për Presidentin e ri të Aleancës, Kongresi i mbyll punimet për këtë vit.
Aleanca Kosova e Re si parti Liberal Demokrate me vlera dhe program të mirëfilltë, vazhdon të i mbetet besnike vlerave të Demokracisë liberale, shanseve të barabarta dhe zhvillimit të gjithmbarshëm, ku secili individ vlen njëjtë pa marrë parasysh statusin shoqëror, racën, etninë, gjininë, fenë apo përcaktimin individual”, shkruan kryetarja e Gjakovës, në Facebook.
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi