Mesfushori Agron Bruqi edicioni e ardhshëm do të luajë për Malishevën, klub që do të bëjë gara në Superligë.
Pas Azem Bejtës dhe Mërgim Pefqelit, klubi i Malishevës ka nënshkruar me mesfushorin Bruqi që së fundmi ishte pjesë e Arbërisë.
“Agron Bruqi u lind me 27 janar 1993 në Isniq të Deçanit. Si i ri filloi të luaj për Deçanin ku bëri progres shumë të shpejtë në rangun e të rinjve. Më pas Bruqi karrierën e tij si futbollist e vazhdoi në ekipet 2 Korriku, Istogu, KEK-u, Flamurtari dhe se fundi te KF Arbëria”.
“Marrëveshja e tij me FC Malishevën për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë”.
“Një mesfushor i kompletuar, i qëndrueshëm, punëtor dhe i gjithanshëm, Bruqi vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës të tij, mjaft efektiv edhe si mesfushor defanziv. I talentuar me teknikë të mirë, sy të mprehtë për pasime të gjata dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e skuadrës. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Bruqi gjithashtu është shumë efektiv në ajër”.
“Përveç atributeve të tij kreative në mesfushë, ai gjithashtu është i aftë të shkëlqej edhe si mesfushor mbrojtës për shkak të forcës dhe fizikut të tij të fuqishëm, të kombinuar me qëndrueshmërinë, inteligjencën taktike dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën”.
“Të lumtur që Bruqi është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale”, thuhet në njoftimin e klubit malishevas. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...