Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se një prej synimeve të kësaj ministrie është që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë forcë operacionale që ta mbrojnë integritetin territorial të Kosovës.
Syla ka përmendur edhe marrëveshjen e vitit 2013 në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe KFOR-it, që FSK-ja të mos jetë e pranishme në veriun e Kosovës për një kohë, duke thënë se sa të jetë valide kjo marrëveshje, Qeveria Kurti do ta respektojë dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.
“Është një marrëveshje në mes të KFOR-it dhe ish-presidentit Thaçi, ku shkruhet se për një kohë ndalohet që FSK-ja të jetë në veri të vendit. Por, ne jemi në bisedime ku kryeministri Kurti pati një bisedë me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe për sa kohë të jetë në fuqi ajo marrëveshje, ne do të jemi në kontakt me NATO-n që FSK-ja të jetë në atë pjesë”, është shprehur Syla për Klan Kosova.
Tutje, Syla thotë se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në shqyrtim të këtij vendimi që një ditë ajo të shfuqizohet dhe të ketë mundësi që FSK-ja të jetë në tërë territorin e vendit dhe se do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo marrëveshje të mos jetë në fuqi.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...