Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta, ose i njohur si varianti indian.
Pak më parë u raportua nga News 24 se në qarkun e Gjirokastrës ishin raportuar dy rastet të reja të variantin Delta të Covid.
Bëhej fjalë për një student të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, sipas Neës 24 dhe Bë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.
Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.
Por kjo është hedhur poshtë nga ana e ISHP-së. “Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP-së.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor