Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për vepra të ndryshme penale, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dh.H., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
I pandehuri me inicialet F.M., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri me inicialet D.Sh., akuzohet se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet K.C., akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri me inicialet N.O., akuzohet se ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së./arbresh.info/
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029