Kali më i gjatë në botë ka ngordhur në Uisconsin të SHBA-së.
Sipas medieve të huaja,kali belg me emrin Big Jake, ishte 20 vjeç dhe jetonte në Smokey Hollou Farm në Poynette.
Valicia Gilbert, gruaja e pronarit të fermës, Jerry Gilbert, tha se kali kishte ngordhur dy javë më parë, por nuk pranoi të jepte datën e saktë të ngrodhjes së tij, kur Associated Press kontaktoi me të të hënën përmes Facebook-ut.
Gruaja tha se kjo kishte qenë ngjarje traumatike për familjen e tyre, raporton The Guardian.
Big Jake ishte gati 2.1 metra dhe peshonte 1,136 kilogram. Libri i Rekordeve Botërore Guiness e certifikoi si kalin më të gjatë në botë në vitin 2010. /arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...