Gjenerali Wesley Clark është impresionuar me progresin e arritur në Kosovë dhe tha se shpreson edhe për një prosperitet ekonomik për qytetarët e Kosovës.
“Jam i nderuar të jem këtu, dhe jam i lumtur të kthehem në Kosovë. Kjo është mundësia e parë të vizitoj këtë ministri. Jam me të vërtetë i impresionuar me progresin e arritur nëpër vite në Kosovë për demokracinë, lirinë dhe shpresoj edhe për prosperitet ekonomik për njerëzit e Kosovës”, deklaroi Clark.
Ai uroi qeverinë e re dhe shtoi se populli i Kosovës e kupton më së miri kuptimin e demokracisë.
“Populli i Kosovës është një shembull i fuqishëm për tërë botën se çfarë determinon kuptimin e jetës dhe demokracisë për kombin. Jam i impresionuar me përparimin dhe jam i nderuar të jem prap këtu. Uroj qeverinë e re dhe ministrin për përgjegjësit e reja. Faleminderit shumë për këtë pritje të ngrohë”, deklaroi Clark.
Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./arbresh.info/

Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...