Ish-deputeti Faton Bislimi, njeheresh anetar ekzekutiv i Bordit te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dorezuar familjareve te heroit Agim Ramadani nje mirenjohje speciale nga Kongresi i SHBA-ve dje, me 4 korrik, ne pervjetorin e pavaresise se SHBA-ve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Bislimi ka thënë se ky vlerësim që i është bërë figurës së Agim Ramadanit tregon se “krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore.”
Ja edhe teksti i plotë i njoftimit nga Bislimi:
Jam jashtëzakonisht i nderuar që kërkesa ime drejtuar Liderit Demokrat në Senatin e SHBA-ve, përkrahësit të kahmotshëm të kauzës sonë kombëtare dhe mikut të vjetër të ish-Kongresistit DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Senatorit Chuck Schumer është aprovuar dhe me 12 qershor 2021, flamuri amerikan është valvitur mbi Capitol Hill në nderim të Agim Ramadanit, simbolit të lirisë shqiptare.
Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!
Krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore.

Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...