Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mbajtur sot në orë 14:00 një mbledhje të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me ndalimin nga institucionet e rendit dhe drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.
“Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive dhe pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore.
KPM shpreh edhe një herë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...