Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Zaev vendos tatim krize dhe jo taksë ekologjike, ndërsa taksat e atilla në Evropë janë dyfish më pak.
“Gjermania e cila është lidere në botë për nga marrja e energjisë elektrike me mbi 50.9% nga prodhimi i mullinjve të erës, ka taksë ekologjike prej 2.7 denarë për dizelin dhe 3.9 denarë për benzinën dhe në krahasim me planin e Zaevit, sipas të cilit populli duhet të paguajë 4.13 denarë për litër, pavarësisht nëse është dizel ose benzinë”, thonë nga kjo parti.
Ata pyesin se kur Gjermania e cila është ndër prodhueset më të mëdha të energjisë nga burime të rinovueshme ka arritur të ketë përqindje më të vogël për investimin e gjithë atyre investime, atëherë pse Zaev duhet të shkojë me tatime të mëdha.
“Nuk bëhet fjalë për taksë ekologjike, por tatim krize, për shkak se e boshatisën buxhetin me vjedhje dhe tani populli duhet ta mbulojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se gjendje me taksën ekologjike është e njëjtë edhe në Britani të Madhe ku taksa ekologjike është 3.5 denarë për derivatet e naftës, ndërsa edhe Franca po ashtu paguan taksë më të vogël ekologjike se sa Zaev, përkatësisht për dizel në Francë paguhet rreth 3.2% për dizel dhe 3.9% për benzinë./Telegrafi/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...