Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se sonte së bashku me ministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë jetësuar një iniciativë të re që quhet B6 dhe që është një format takimesh me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kontekst jo-formal për të biseduar për çështjet që ndajnë qëndrime të përbashkëta sa i përket integrimeve evropiane.
Sipas Osmanit, e ardhmja e bashkëpunimit rajonal do të jetë në kuadër të dialogut BE – Ballkan Perëndimor dhe sipas tij, është e rëndësishme që paraprakisht të ketë një koordinim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara samiteve e takimeve të rëndësishme në mes tyre dhe BE-së.
“Është e rëndësishme që të kemi një koordinim paraprak përpara këtyre samiteve dhe takimeve të rëndësishme ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të jetë një vlerë e shtuar edhe në bashkëpunimin rajonal këtu mes nesh”, është shprehur Osmani, njofton Klan Kosova.
Tutje, Osmani thotë se Forumi i Prespës për Dialog është konferenca më e madhe ndërkombëtare që ndodhë në rajon këtë vit.
“Është një platformë në të cilën ne do ta promovojmë dialogun, pajtimin dhe bashkëpunimin politik. Është një platformë që bazohet në tri shtyllat kryesore në të cilat është ndërtuar storja autentike e Maqedonisë së Veriut e ato janë tri marrëveshjet e nënshkruara të cilat janë Marrëveshja e Ohrit e cila krijoi kohezionin e brendshëm, Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja e Bullgarisë”.
“Janë këto tri marrëveshje të cilat ndërtuan shtetin modern të Maqedonisë së Veriut dhe këtë storje autentike ne duam ta ndajmë me botën dhe këtë do ta bëjmë përmes platformës Forumi i Prespës për Dialog”, tha Osmani.
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...