Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e punës 100-ditëshit të Qeverisë së Kosovës tha se rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë 7.9 për qind.
Sipas tij, buxheti i projektuar për këtë vit do të jetë 2.5 miliardë euro.
“Në krahasim për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar eksporti është rritur 66 për qind, aktiviteti ekonomik për 15 për qind dhe të hyrat buxhetore për 30 për qind. Në pesë mujorin e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës për herë të parë ka mbledhur mbi 500 milionë euro të hyra, ndërsa ATK ka raportuar se ka inkasuar 60 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar. Bazuar në këtë, Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhet mbi 2.5 miliardë euro, sipas të cilit projektohet rritje ekonomike prej 7.9 për qind, për dallim prej 5.2 për qind që parashihej vitin e kaluar, për te cilave buxhetit do t’i shtohen 155 milionë euro më shumë nga çfarë parashikohej”, tha Kurti. /arbresh.info/
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...