Njësoj si një ditë më parë, edhe sot gjatë 24 orëvë të fundit është regjistruar vetëm një person i infektuar me Covid-19 dhe asnjë viktimë, në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë kryer 3348 testime dhe ka rezultuar i infektuar me koronavirusin Covid-19 vetëm një qytetar në Tiranë.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348
Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1
/tvklan.al
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...