Në mesin e shumë zyrtarëve të lartë publikë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Konjufca në formularët e AKK-së ka deklaruar se së bashku me bashkëshortën e tij i kanë të kursyera 5 mijë e 449 euro.
Ai tregoi se ka hyrë në kredi për banesë në vlerë prej 67 mijë e 125 eurosh, të cilën duhet ta kthejë për 12 vjet.
I pari i Kuvendit të Kosovës po ashtu bëri të ditur se merr pagë mujore prej 3 mijë e 95 euro e 10 cent.
Ndërkaq bashkëshortja e tij merr pagë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 640 eurosh./arbresh.info/

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump