Ky pushtet është në gjendje të montojë gjithçka, ju e keni parë që kanë montuar edhe bombë të Gjykata Kushtetuese, ka thënë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.
Në emisionin “Kontakt” në Topa Channel, Isufi tha se “Qeria dhe ky pushtet është i kapur nga njerëz që janë të shantazhuar të cilët po e bëjnë krejt këtë dëm në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe territorit të Kosovës”.
Isufi ka folur rreth arrestimeve të deputetëve të opozitës. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se arrestimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi është bërë pas një mesazhi publik që kryeministri Mustafa e ka bërë për arrestimin e të gjithë atyre që po e pengojnë mbajtjen e seancën, siç tha ai, ditën kur është dashur të mbahej seanca.
“Ne konsiderojmë se kjo është bërë me motive politike për arsye se arrestimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi ka ndodhur një ditë para se ta arrestojnë, sepse është dhënë urdhri nga kryeministri Mustafa që të arrestohen të gjithë ata që e kanë penguar mbajtjen e seancës. Ditën që është dashur të mbahet seanca, publikisht kryeministri Mustafa ka dalë me thirrjen që të arrestohen deputetet”, ka thënë Isufi.
“Ky është treguesi më i mirë që tregon se kemi të bëjmë me një pushtet policor, i cili keqpërdor policinë e Kosovës duke e ndërsyer ndaj opozitës për shkak se mendon ndryshe dhe njëkohësisht duke u mundur që t’i tremb qytetarët nga kërkesat e tyre legjitime që qeveria të tërhiqet nga dy marrëveshjet të cilat e dëmtojnë interesin qytezat të Kosovës dhe e falin territorin e Kosovës”, është shprehur ndër tjerash Isufi.
Sipas tij, opozita nuk do të lejojë që Serbinë ta kthejë në Kosovë me autoritet institucional.
“Ne konsiderojmë se 16 vite pasluftë dikush të falë territor dhe të kthejë Serbinë me autoritet institucional në Kosovë, nuk është e lejueshme dhe nuk do të lejojmë të kalojë me asnjë çmim”, ka thënë Isufi.
Ai edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e opozitës se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, njëra për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo e demarkacionit me Malin e Zi , dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
“Qëllimi i parë është nacional. Nuk e kemi interes vetëm që të luftojmë për pushtet, por kemi të bëjmë me dy marrëveshje që po e dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen. Ato dokumente biejnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka thënë ai.
Isufi ka paralajmëruar se para datës 28 nëntor, ditë kjo që është caktuar nga opozita për manifestim politik siç e kanë quajtur ata, mund të ketë edhe veprime simbolike të cilat mund të jenë të ngjashme me këto që kanë ndodhur ditëve të fundit.
“Opozita ka marrë vendim që me 28 nëntor të organizojnë një manifestim në sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin do të marrin pjesë qytetarët nga të gjitha viset shqiptare. Manifestim politik në shenjë të përcaktimit të mëtejmë për mbrojtjen e kauzës tonë që këto dy marrëveshje të anulohen, njëkohësish është edhe një festë e jonë kombëtare me të cilën do të tregojmë se nuk do të lejojmë të falet territor i Kosovës. Por, sipas tij, edhe në ditët në vazhdim mund të ketë veprime simbolike siç ka thënë ai “, ka thënë Isufi.
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi