Përfaqësues të më shumë shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit gjatë shqyrtimit të raportit tremujor kanë dënuar sjelljet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të papranueshme hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Ndër ta ishte edhe përfaqësuesi i SHBA-ve, i cili gjithashtu ka përsëritur përkrahjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Kosovës në unesco. Ai po ashtu kërkoi që raportet për Kosovën në të ardhmen të mbahen në gjashtë, në vend në tre muaj siç është aktualisht.
“Kosova po përparon, dhe duhet të numëroj disa nga arritjet e këtyre muajve: Kosova ka marrë një hap shumë të rëndësishëm me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimeve evropiane. Policia e Kosovës ka përcjellë pakicat serbe në vizitat që u kanë bërë kulteve dhe varrezave, përfshirë këtu edhe festën e Vidovdanit. Marrëveshja për telekomunikacion, hapjen e urës dhe atë për asociacionin e komunave serbe. Jemi të inkurajuar nga takimi i Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka jetësuar dhe ndryshuar ligje të cilat ndihmojnë që të jetë një Kosovë e fortë. përdorimi I gazit lotsjellës në Kuvend duhet të ndalet. Kosova nuk duhet të lejoj që të ketë akte kriminale përbrenda institucioneve. Pa dyshim që Kosova e ka bërë një hap të rëndësishëm ne drejtësinë ndërkombëtare duke e nisur procesin e jetësimit të Gjykatës Speciale. SHBA përkrah përpjekjet e Kosovës në fushatën e saj për anëtarësim në UNESCO. Kërkojmë që Këshilli i Sigurimit ta zgjasë këtë raportim për cdo 6 muaj, ngase duket se janë të tepërta këto raportime të çdo 3 muajshe”, ka thënë ambasadori i SHBA-ve.
Përfaqësuesi i Çadit gjithashtu ka dënuar edhe sulmet kundër kryeministrit Mustafa dhe zyrtarëve tjerë dhe ka kërkuar nga subjektet që t’u përmbahen parimeve demokratike.
Gjatë diskutimit u prekën edhe çështje të tjera lidhur me zhvillimet në Kosovë, ndërsa qëndrim unanim është se duhet vazhduar dialogu i Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit.
Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se ky shtet respekton sovranitetin territorial te Serbisë.
Rezoluta 1244 është bazë ligjore e Kosovës. Kina çmon përpjekjet e Beogradit dhe Prishtinës për dialog. Situata e sigurisë, sipas Kinës, është stabile atje por ka faktorë të komplikuar dhe të paqartë atje, të cilat duhet tejkaluar. Kina çmon punën e bërë nga UNMIK-u dhe e përkrah atë në bazë të mandatit të dhënë nga ky Këshill.
Rezoluta 1244 për Venezuelën vazhdon të mbetet në fuqi, “në bazë të të gjitha pikave që mbështesin tërësinë territorial të Serbisë, përfshirë edhe krahinën e Kosovës”.
Sipas të njëjtit, aktivistë të opozitës po pengojnë proceset në Kosovë, duke kritikuar marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. UNMIK-u dhe EULEX duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre primar, dhe të mbështesin pajtimin kombëtar në bazë të normave ndërkombëtare. “Ne tronditemi nga fa kti që raporti tregon për një kthim të vogël të serbëve në Kosovë. Jordania: Kosova ka përparim, dhe kosovarët janë në gjendje që të ndërtojnë një shtet demokratik. Ne përkrahim Kosovën për përkushtimin e vazhdueshëm kundër terrorizmit, dhe përmbushjes së të drejtave të qytetarëve. Është e rëndësishme që të përmirësohen raportet e Kosovës me shtetet për rreth. Ne i ftojmë të gjitha shtetet e Ballkanit që të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin qështjet e hapura. Ne dëshirojmë të shohim po ashtu zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe presim arritjet e prekshme nga këto marrëveshje”, ka thënë ai
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...